-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagë në kraharor, qafë e krah, Andrea Kalemi i shpëton sërish vdekjes në burgun grek

Kryesoret

Andrea Kalemi nga Memaliaj, ka arritur t’i shpëtojë një tjetër sulmi në burgun e sigurisë së lartë “Koridhalos” në Athinë, ndërsa një i burgosur egjiptian e ka goditur me thikë.

51-vjeçari i cili njihet edhe si Adriatik Kalemi thuhet se u plagos rreth datave 14 ose 15 dhjetor, ndërsa dyshimet e para, janë hedhur mbi pistën e një tentative për vrasje me pagesë.

Kalemi ka marrë plagë në kraharor, qafë e krah dhe u transportua në spitalin e burgut ku mori ndihmën e parë. Sapo kanë parë skenën, të burgosur të tjerë kanë goditur 28-vjeçarin, i cili ka marrë plagë në kokë dhe trup.

Këtij të fundit, gardianët i kanë sekuestruar një thikë dhe një celular të thyer. Ashtu si Kalemi, edhe autori është transportuar në klinikën e burgut për të marrë ndihmën e parë.

Mësohet se ngjarja është shënuar vetëm pak ditë para se Kalemi të lirohej nga burgu dhe nuk dihet nëse autori ka pritur pikërisht këtë çast.

Megjithatë burime jo zyrtare konfirmojnë se pas daljes nga spitali, Kalemi është shoqëruar për në kufirin greko-shqiptar nga policia pasi e ka përfunduar dënimin dhe për këtë arsye është riatdhesuar.

Kujtojmë se ky nuk është atentati i parë, që Kalemi arrin t’i mbijetojë. Ai u bë shënjestër e një sulmi edhe më 9 gusht të këtij viti, në ishullin Paxos të Greqisë, teksa pushonte me familjen.

Autori, ende i paidentifikuar, i cili dyshohet se mbërriti në ishull me jet-ski, hapi zjarr ndaj Kalemit duke e lënë të plagosur rëndë.

Në vendngjarje policia greke gjeti 14 gëzhoja. Ai u transportua me skaf në limanin Arila në Perdika dhe më pas me autoambulancë drejt Janinës ku mori ndihmën e parë./BalkanWeb

U qëllua me armë zjarri në Greqi, zbulohet historiku familjar me atentatet i Andrea Kalemit

 

Detaje nga e shkuara e errët e biznesmenit shqiptar të plagosur në Greqi

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit