-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidenti tragjik në rrugën e Arbrit, ja cilët janë të rinjtë që humbën jetën

Kryesoret

Viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur ditën e sotme në “rrugën e Arbrit” janë Egila Celami, 29 vjeçe dhe Marsel Tefa, 35 vjeç, nga Burreli.

Dyshohet se aksidenti erdhi si pasojë e një parakalimi të gabuar nga makina tip “Volkswagen Cady”, ndërkohë makina tip “Toyota Yaris” vinte nga ByPassi i Murrizit në drejtim të Tiranës.

Në momentin që Caddy është futur në parakalim ka goditur Toyotën, e cila si pasojë e shpejtësisë dhe përplasjes është rrotulluar në ajër dhe ka rënë në kanalin anësor të rrugës. Sipas të dhënave paraprake, në makinën tip Toyota udhëtonte çifti i të rinjve, të cilët kanë ndërruar jetë.

Automjeti tip Toyota është shtypur totalisht dhe është dashur të ndërhynë zjarrfikësit që kanë prerë tavanin e makinës për të nxjerrë trupat e pajetë të dy të rinjve. Ndërkohë shoferi i Caddyt ndodhet në gjendje të rëndë për jetën për shkak të plagëve të marra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit