-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshilli i mandateve miratoi kërkesën e SPAK për arrestim, reagon Berisha

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar për Miratimin nga Këshilli i mandateve për arrestimin e tij.

Deklarata e Sali Berishës:

Siç është bërë tashmë e njohur, me datë 21 tetor 2023 prokurorët politik Arben Kraja, Enkeleida Millonaj dhe gjykatësja Irena Gjoka në një akt të pashembullt në 32 vite dhe në kundërshtim flagrant me kushtetutën njoftuan se kishin vendosur ndaj meje natyrisht me urdhër politik të Edi Ramës dhe pa miratimin e Parlamentit masat shtrënguese që vijojnë:

1- Heqjen e lirisë të lëvizjes jashtë vendi

2- Detyrimin për t’u parqitur dy herë në muaj në polici si person nën hetim.

Në krye të herës deklaroj:

Së pari, këto masa janë vendosur me urdhër të Edi Ramës bazuar kryekëput në shpifje trillime, fshehje dokumentash dhe manipulime të prokurorisë politike.

Pas tre vitesh hetimesh shterruese të nisura nga një kallzim i rremë i Taulant Ballës për privatizimin e Klubit Sportiv Partizani ata edhe sot nuk paraqitën dot asnjë provë, fakt, dokument apo dëshmi që të provojnë qoftë dhe një shkelje të vetme të ligjeve nga Sali Berisha dhe zyrtarët që janë marrë me procesin e dosjes së këtij privatizimi.

Në tre vite hetime shterruese prokurorët politik nuk kanë gjetur një vendim apo dokument të vetëm të firmosur nga Sali Berisha në 15 vite që kanë zgjatur proceset e njohjes dhe kthimit të pronës tek pronarët legjitim dhe as të privatizimit të objekteve të Klubit Partizani të ndërtuara mbi tokën e këtyre pronarëve.K

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit