-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Makina ra nga lartësia në humnerë”! Dy të vdekur në Rrugën e Arbrit, si ndodhi?

Kryesoret

Dy persona ndërruan jetë sot si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi në Rrugën e Arbrit. Ngjarja ndodhi paradite afër Shkallës së Tujanit.

Dy makina u përplasën. Njëra prej tyre, sipas policisë ra nga lartësia në humnerë. Dy personat që ishin brenda vdiqën në vend. Identiteti i viktimave ende nuk dihet. I plagosuri, drejtuesi i makinës tjetër që u përfshi në aksident ndodhet në spital.

“Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën” njofton policia.

Aksident me dy të vdekur në Rrugën e Arbrit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit