Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi doli sot përpara mediave për t’iu përgjigjur gazetarëve se përse e bojkotoi dje protestën e Sali Berishës përpara Kryesisë së Kuvendit.
“Unë, Berisha dhe cdo deputet opozitar jo vetëm duhet të bashkëpunojmë. Çdo protestë kundër regjimit të Ramës ka pasur dhe ka mbështetjen time” tha ai, duke lënë të kuptohet se protesta nuk ishte kundër qeverisë Rama.
Nuk konfirmoi as pjesëmarrjen në tubimin e së enjtes përpara parlamentit. “Cdo deputet i opozitës ka mbështetur dhe mbështet cdo protestë kundër regjimit të Edi Ramës. Ne kemi një aksion brenda sallës dhe detyra e cdo deputeti është brenda, më pas si do të jetë skenari jashtë, këtë do të shihni”.
Akuzoi SPAK-un se dje nuk solli asnjë provë për dosjen kundër Sali Berishës, ku Këshilli i Mandateve miratoi autorizimin për të lejuar arrestimin.
“Kemi analizuar veprimtarinë e djeshme të këshillit të rregullores dhe mandateve. Shpreh keqardhjen për standardet e dyfishta që ndjekin deputetët e shumicës. Për masat shtrënguese të heqjes së lirisë, si bllokimi i ndalimit të daljes jashtë vendit duhet të ishte pyetur kuvendi.
Çdo masë shtrënguese për të hequr lirinë e deputetit duhet të kalojë përmes parlamentit. Dje këshilli ka marrë një vendim pa sjellë prokuroria një dosje me prova. Për ne është e papranueshme që për deputetin e PS-së prokuroria të paraqesë një relacion 199 faqe dhe një CV me prova, 1400 faqe, ndërkohë që për kërkesën ndaj zotit Berisha ka pasur një relacion me 5 faqe dhe asnjë provë.
Asnjë akt që nuk bazohet në ligj nuk i shërben interesit publik dhe forcimit të besimit të qytetarëve te drejtësia. Në relacion ka zero prova. Sa i takon pjesëmarrjes në këshilli, asnjë çështje nuk e devijon opozitën. Nuk do të ketë normalitet në punët e kuvendit pa u plotësuar kërkesat legjitime të opozitës” tha ai.
Zyrtare/ Berisha njofton datën për protestën e radhës: Të gjithë atje…