Plot 107 vepra arti të dyshuara të trafikuara nga Greqia u gjetën dhe në dy banesa në qytetin e Fierit.
Mes objekteve të sekuestruara janë ikona dhe piktura të autorëve grekë dhe rumunë, shpata dhe sende të tjera që dyshohet se i përkasin periudhës së antikitetit, një kokë mermeri e dyshuar e shekullit të dytë para lindjes së Krishtit.
Sipas deklaratës së policisë, të gjitha këto objekte kapin me vlerën rreth 1.5 milionë euro.
Ditën e sotme policia publikoi dhe video të operacionit të sekuestrimit të këtyre veprave të artit.
Trafikuan vepra arti të çmuara, goditet grupi kriminal në Fier, 2 të arrestuar