-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në sulm, Altin Dumani: Nuk e “ha” presionin!

Kryesoret

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani deklaroi sot se institucioni që drejton nuk ndikohet nga retorika apo sulmet politike, referuar Sali Berishës dhe jo vetëm. “Nuk më shqetëson retorika politike në raport me hetimin apo presioni mediatik. Jam imun ndaj retorikës së përditshme politike. Kemi garanci kushtetuese për të ushtruar ndjekjen penale” deklaroi ai.

Më tej ai u shpreh se shumica e çështjeve të SPAK kërkojnë afat të gjatë, pasi ka shtyrje të seancave dhe zvarritje të hetimit. “SPAK është përpjekur të ndërtojë marrëdhënie të mirë me shoqërinë civile dhe do të vazhdojmë të jemi bashkëpunues.

Shumica e çështjeve të SPAK kërkojnë afat të gjatë, ka shtyrje të seancave dhe zvarritje të hetimit. Çështjet me 20 të pandehur krijojnë shtyrje. Sidomos çështjet me natyrë korruptive dhe shkelje e barazisë në tendera, apo edhe shpërdorimi i detyrës kërkojnë kohë shumë të gjatë, por edhe teknika speciale.

Nuk krahasohet një çështje e SPAK me një çështje të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm. Sa i takon trasparencës ne jemi perpjekur aq sa ligji na lejon të jemi transparent me publikun dhe të gjitha i kemi publikuar në faqen e SPAK. Ka njoftime të rralla kur interesi publik është shumë i madh dhe ne kemi reaguar.

Presioni mediatik dhe retorika politike nuk ka asnjë lloj ndikimi. Jam imun ndaj të dyjave. Këtë përpiqem t’ua përcjell edhe hetuesve. Jemi të vëmendshëm kur evidentohen problematika nga media apo politika në diskutime të ndryshme, sigurisht që ne i ndjekim. Por në raport me hetimet nuk na ndikojnë”, theksoi ai gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit