“Jetojmë në një botë më të rrezikshme. Kemi një luftë në Europë, një konflikt të ri në Lindjen e Mesme dhe tensionet po rriten në Ballkanin Perëndimor. Terrorizmi brutal vazhdon dhe ndryshimet klimatike po nxisin konflikte”. Ky ishte alarmi që ngriti sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ai shtoi se nuk mund të ketë siguri pa një mbrojtje të fuqishme. Presidentja Vjosa Osmani reagoi duke deklaruar se Kosova do të mbrohet nga çdo skenar i mundshëm kërcënimi nga Serbia. Kryeministri Albin Kurti ngriti alarmin se autori i sulmit të Banjskës, Milan Radoiçiç, po riorganizohet edhe një herë për një tjetër agresion të armatosur në veri të Kosovës.
Por si është situata në Kosovë? Për këtë “5Pyetjet.al” zhvilloi një bisedë në “Skype” me ekspertin e sigurisë Nuredin Ibishi. Cilat janë shkaqet dhe rrezikut dhe a mund të ndërmarrë Serbia një tjetër sulm pas atij në Banjskë? Për më shumë ndiqni intervistën e plotë te “5Pyetjet.al” me zotin Ibishi.