-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ishte e frikësuar, e përndiqte në punë”,  flasin kolegët e gruas që u vra nga shqiptari në Itali

Kryesoret

Kolegët e 27 vjeçares Vanessa Ballan, e cila u vra me thikë nga shqiptari Bujar Fandaj, kanë folur për mediat italiane ku thonë se 41-vjeçari nga Kosova e përndiqte atë në vendin e punës, shkonte disa herë në supermarketin ku e reja shtatzënë punonte, bënte blerje shumë të vogla dhe më pas largohej.

“Së fundmi na tha se ishte e frikësuar. Në tetor ajo na tha se kishte shkuar për të bërë një kallëzim përndjekjeje,” thotë një kolege e të resë.

“Ai vinte shpesh këtu. Ndoshta e ka bërë me justifikimin se ka marrë vetëm një gjë, ka pasur ditë që e kemi parë deri në katër herë në mëngjes. Ajo padyshim ka reaguar e mërzitur dhe në periudhën e fundit kishte frikë,” ka thënë një koleg i saj.

“Jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes. Do të flasim me kompaninë sepse ne dua të bëj diçka për të kujtuar Vanessën”, tha një tjetër kolege, e cila konfirmoi se e kishte parë 41-vjeçarin shpesh të kalonte në supermarket: “Ai ishte i qetë në shikim të parë por nuk fola kurrë me të.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit