Gjatë takimit të sotëm mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti është ve re një tension gjatë mbledhjes së Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka shkruar në Facebook se kryeministri Kurti ishte duke folur me presidenten Osmani për Avokatin e Popullit, Naim Qelaj dhe deklaratës së këtij të fundit për dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të Ligjit të ri për Zgjedhje.
Ndryshe KosovaPress sot ka publikuar disa pamje nga ky moment i diskutimit mes Kurtit e Osmanit, ku thuhej se kryeministri dhe presidentja janë parë në tension më shumë se zakonisht.