-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi i hoqi imunitetin, Gjekmarkaj: Sali Berisha s’është mbi ligjin, por as nën të

Kryesoret

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar për vendimin për heqjen e imunitetit për Sali Berishën.

Përmes një postimi ne Facebook, Gjekmarkaj thotë se në një vend ku opozita po shtypet nga thundra gardistësh nuk ka garanci. Mes të tjerash ai tha se Berisha nuk është mbi ligjin, por as nën të.

“Ajo që ndodh me Sali Berishën nuk më lë indiferent.E percjell me keqardhje njerëzore, por edhe per atë që ai përfaqëson në historinë bashkëkohore të vendit tonë.

Nuk kam ënderruar për asnje çast , si ndokush që gjithçka pameritueshem ka marrë nga ai dhe uron rrënimin e tij pertej çdo qendrimi politik që kam mbajtur e kam në koherencë me veten.

Një gjë ra në sy gjatë kësaj ngjarjeje, e them këtë pa pretenduar monopolin e drejtësisë.

Kushtetuta e vendit u shkel në nenin e saj nr. 73 dhe u krijua një precedent që la shije gjuetie mbi Sali Berishën, i cili përfaqëson pjesen më të madhe të opozitës. Ai nuk është mbi ligjin, por as nën të nuk duhet të futet me aksion politik.

Pritëm që në mbledhjen e Këshillit të Mandateve të paraqiteshin prova ndaj tij, por ato nuk i pamë. Dikur kjo mazhorancë kërkonte prova dhe u nxirrte sytë prokurorëve për Saimir Tahirin. Dy standardet janë një standard triumf i politikës mbi drejtësinë, helm ky, që mund të fundosë ëndrrat për një drejtësi të re.

Goditja ndaj tij nuk është e barabartë me asnjë goditje ish-ministri, nëse dikush kërkon të ndërtojë paralelizma,” shkruan Gjekmarkaj ndër të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit