-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmet në futboll, Gjykata Europiane i jep të drejtë Superligës

Kryesoret

Erdhi dita e gjykimit dhe rezultoi një tërmet për futbollin. Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian ka vendosur në favor të Superligës, e cila kishte apeluar monopolin nga UEFA dhe FIFA.

Sipas GJED-së, ka abuzim me pushtetin dominues nga dy organet më të larta të futbollit kontinental dhe botëror, të cilat ushtrojnë monopol.

Optimizmi i një dite më parë nga ana e A22, kompania që synon të zhvillojë projektin për turneun e ri, u vërteua nga vendimi i Gjykatës e Drejtësisë së Bashkimit Europian.

“Rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s për autorizimin paraprak të garave të futbollit mes klubeve, si Superliga, shkelin ligjin e Unionit”, përsëriti Gjykata. “Ato janë në fakt në kundërshtim me të drejtën dhe lirinë për të ofruar shërbime”, thekson Gjykata e BE-së, sipas së cilës “kompetencat e FIFA-s dhe UEFA-s nuk rregullohen nga asnjë kriter që garanton karakterin transparent, objektiv, jodiskriminues dhe proporcional”.

Sipas Gjykatës së BE-së, rregullat që kërkojnë autorizimin paraprak të UEFA-s dhe FIFA-s për krijimin e çdo projekti për një kompeticion të ri janë “të paligjshme”, siç janë edhe parashikimet e sanksioneve për skuadrat dhe lojtarët që do të merrnin pjesë në to.

Në mënyrë të ngjashme, rregullat që i japin FIFA-s dhe UEFA-s kontroll ekskluziv mbi shfrytëzimin komercial të të drejtave të lidhura me këto gara rrezikojnë të kufizojnë konkurrencën, duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre garave për mediat, konsumatorët dhe shikuesit e BE-së.

Më tej, theksohet se “organizimi i garave të futbollit dhe shfrytëzimi i të drejtave të medias përbëjnë, megjithatë, veprimtari ekonomike. Ato duhet të respektojnë rregullat e konkurrencës dhe lëvizjes së lirë, edhe nëse veprimtaria ekonomike e sportit karakterizohet nga disa specifika, si p.sh. si ekzistenca e shoqatave me kompetenca rregullatore, kontrolluese dhe sanksionuese”.

Gjykata nënvizon gjithashtu se, “paralelisht me këto kompetenca, vetë FIFA dhe UEFA organizojnë gara futbolli”./Super Sport

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit