-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çekia në zi për viktimat në universitetin e Pragës

Kryesoret

Çekia në zi për viktimat në universitetin e PragësFlamujt në ndërtesat publike janë ulur në gjysmështizë në Republikën Çeke më 23 dhjetor, teksa në këtë shtet është ditë zie për të nderuar viktimat e të shtënave masive në një universitet të Pragës, ku u vranë 14 persona dhe u plagosën 25 të tjerë.

Qeveria u ka kërkuar çekëve që të mbajnë një minutë heshtje mesditën e 23 dhjetorit dhe kambanat në kishat në mbarë shtetin do të bien po të njëjtën kohë.

Në Pragë, qytetarët kanë nderuar viktimat më 22 dhjetor, duke ndezur qirinj jashtë ndërtesës së Universitetit të Karlit. Studentët, miqtë e viktimave dhe të tjerët u mblodhën për t’i nderuar viktimat, teksa disa prej tyre vendosën edhe kurora lulesh.

Kryeministri çek, Petr Fiala, dhe ambasadori amerikan, Bijan Sabet, ishin në mesin e personave që nderuan viktimat.

“Është e vështirë të gjenden fjalë për të shprehur dënimin tonë në njërën anë, dhe në anën tjetër dhimbjen dhe pikëllimin që e mbarë shoqëria jonë po ndjenë në këto ditë para Krishtlindjes,” tha Fiala.

Rektorja e universitetit, Milena Kralickova, po ashtu mori pjesë në vigjilje. Komuniteti akademik, tha ajo, është “tronditur thellë” nga të shtënat.

Sipas ministrit të Brendshëm, Vit Rakusan, të 14 viktimat e të shtënave të 21 dhjetorit në Fakultetin e Artit, janë identifikuar. Autoritetet nuk kanë publikuar emrat e viktimave, por Instituti i Shkencave të Muzikës, ka konfirmuar se udhëheqësja e institutit, Lenka Hlavkova, është në mesin e të vrarëve.

Në mesin e të vrarëve nuk ka të huaj, por një shtetas i Holandës dhe dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe janë plagosur./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit