Një 27-vjeçar është vënë në pranga në Korçë pasi dyshohet se përshtati dhe përdori mjedisin e lokalit të tij për shitje dhe përdorim droge.
Krahas arrestimit të pronarit të lokalit, Policia ka nisur procedim edhe për një nga klientët.
Sipas uniformave blu, gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 18, në lokalin në përdorim të 27-vjeçarit, gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, si dhe mjete të tjera mbi banakun e lokalit, të cilat përdoreshin për përgatitjen e lëndës narkotike. Gjithashtu, shtetasit tjetër N. K., iu gjet një cigare me lëndë të dyshuar cannabis.
Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan sasitë e lëndëve narkotike, mjetet për përgatitjen e dozave dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Korçës, për veprime të mëtejshme.