Kryeministri britanik, Rishi Sunak përmes një video të publikuar në platformën “X”, ka përmendur Kosovën, duke thënë se ushtarët britanik po japin kontributin e tyre për ruajtjen e paqes.
“Këtë vit, forcat tona të armatosura të shkëlqyera na kanë bërë krenarë edhe një herë. Ndërsa flas, trupat britanike janë atje në të ftohtë duke mbrojtur krahun lindor të NATO-s në Estoni dhe duke ruajtur paqen në Kosovë,” ka thënë Sunak.
Rreth 200 ushtarë britanikë kishin arritur në Kosovë pas sulmit terrorist që kishte ndodhur në veri, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
In a dangerous world, our Armed Forces work around the clock to keep us all safe.
That is no different at Christmas.
In a personal message the Prime Minister @RishiSunak pays tribute to the dedicated service of our troops. pic.twitter.com/U1mQm7SZUe
— UK Prime Minister (@10DowningStreet) December 23, 2023