-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emigracioni, sa djathtas po zhvendoset Europa?

Kryesoret

Gjermania, Franca, Holanda: partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste të djathta sivjet kanë mundur ta rrisin ndjeshëm influencën e tyre politike. Çfarë do të thotë kjo për strategjitë mbrojtëse të partive të qendrës?

Pak orë përpara se presidenti francez të mërkurën (19.12.2023) në mbrëmje të komunikonte në televizion ashpërsimin e ligjit të emigracionit, Emmanuel Macron, priti në pallatin Élysée, kryetarin e opozitës nga Gjermania, kristiandemokratin Friedrich Merz.

Macron dhe Merz biseduan gjatë takimit të tyre të parë me njëri-tjetrin edhe për çështje të migracionit. Kjo temë ndërkohë është në fokus jo vetëm për shkak të kompromisit për azilin në BE, por edhe, sepse qeveria franceze sapo e ka ashpërsuar politikën e saj të migracionit.

Të martën kampi qeveritar votoi në Asamblenë Kombëtare edhe me votat e së djathtës ekstreme Rassemblement National (RN) pas bisedimeve të vështira me opozitën për një ligj më të ashpër migracioni.

Kryetarja e RN, Marine Le Pen, e konsideron këtë si një “fitore ideologjike” dhe rreh gjoksin: “Deputetët e Macronit nuk mund të na akuzojnë më ne, se duam që prioritet të jenë  francezët. Ata tani e kanë vendosur vet këtë.”

Pason Gjermania me modelin e Francës?

Ligjin e migracionit, që presidenti ia ka kaluar për shqyrtim këshillit kushtetues, nuk donte ta komentonte në Paris kreu i opozitës, por në partinë e tij Merz angazhohet megjithatë për një politikë më të rreptë migracioni. Presidiumi ka marrë tashmë një vendim përkatës.

Që Franca tani po ashpërson për një kategori të caktuar të të huajve akesin tek ndihmat sociale duke përcaktuar edhe pritje për një kohë më të gjatë për të fituar të drejtën për ndihma sociale, ndjek një logjikë të ngjashme./DW

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit