-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erzeni i bën “surprizën” Partizanit për festa, Cara shpërdoron barazimin

Kryesoret

Erzeni rrëmbeu një fitore ndaj Partizanit me rezultatin1-2 në “Air Albania” duke suprizuar jo pak forcën e dytë të kampionatit, si dhe duke ndihmuar Egnatian të ruaj distancën me 5 pik në krye të renditjes.

kuadra e Deliallisit e nisi ndeshjen mjaft mirë, duke kaluar në avantazh që në minutën e 12-të me Mihanën, i cili me një goditje fantastike kaloi topin pas shpinës së portierit Qirko.

Në fundin e pjesës së parë, Hadroji shkaktoi penallti për shkak të një ndërhyrje ndaj Zekës, por për konfirmimin u desh sistemi VAR. Nga pika e bardhë u nis Kahrimanovic, i cili nuk gaboi.

Në fillimin e pjesës së dytë të kuqtë ngushtuan shifrat me Bintsouka. Rrapaj fitoi penallti pak më vonë në favor të Djemve të Abilaliaj, gjithsesi Cara gaboi duke çuar dëm rastin e artë. Me këtë rezultat, Partizani është në vendin e dytë me 32 pikë. Në krahun tjetër, Erzeni është në vendin e tetë me 21 pikë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit