Një 33-vjeçar është plagosur mbrëmë në fshatin Gadish të Gjilanit.
Në lidhje me këtë tentim vrasje, Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja, ku bën të ditur se janë arrestuar 6 persona si të dyshuar, njëri prej tyre i mitur.
Gjithashtu raporton se në vendin e ngjarjes, gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie.
“Janë arrestuar gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovar (njëri nga ta i mitur) pasi të njëjtit fillimisht kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (roje pylli) e më pas njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë gjuetie në drejtim të viktimës. Si pasojë viktima është plagosur në këmbë.
Viktima është dërguar në tretman mjekësorë dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.