Një aksident në aksin Mesopotam-Livadhja, në afërsi të fshatit Dërmish, Sarandë, ku dy persona janë plagosur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme kur motori me targe AP538 me drejtuesin shtetasi Piro Miconi, 34 vjeç, është përplasur me një lopë dhe ka humbur drejtimin e motorit të tij.
Menjëherë pas kësaj, motori është goditur nga një automjet që po kalonte në aksin rrugor, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit, shtetasit Kristi Leka.
34-vjeçari Miconi është nisur sot në mëngjes me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rënde, ndërsa Leka ndodhet jashtë rrezikut në Spitalin e Sarandës. Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestoje drejtuesin e automjetit, shtetasin Mico Gerbura.