-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK e do të burgosur në shtëpi, Shkëlzen Berisha: Do të bëj gjithçka të takoj babanë

Kryesoret

Pasditen e sotme Sali Berisha pritet që të mbyllet në arrest shtëpie. SPAK kërkoi që ish-kryeministri të mos ketë asnjë komunikim veç pjesëtarëve të familjes që jeton në banesë. Po djali? Shkëlzen Berisha deklaroi se do të bëjë gjithçka për të takuar të atin.

Ky është një vendim grotesk, më jepni një vend jo në Europë, por në botë, që lideri i opozitës mbahet në arrest, pa akuzë. Donald Trump ka 34 akuza dhe vijon i lirë, qëllimi politik është jashtëzakonisht u qartë.

A e këshilloi babanë? Shkëlzen Berisha: Nuk i futem politikës

Zonjë ju e dini më mirë se sa unë, që ka ardhur sa herë që është kërkuar në prokurori, më vjen keq se nuk dua të bëj unë mbrojtjen e tij. Qartazi masa ka qenë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Më thoni një emër deputeti që i është hequr imuniteti pa prova shoqëruese. Tani unë do bëj çdolloj përpjekje që të takoj babain tim. Unë flas me babanë tim, por vendimet politike janë të tijat. Babai im nuk i është shmangur gjykatës” tha ai.

Shkëlzen Berisha në SPAK: Në mëngjes thirret djali, në drekë babai, në darkë ekzekutohet masa

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit