-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Vulën e mori Saliu”! Elezi skanon Berishën te “5Pyetjet.al”: Çfarë ndodh tani me PD-në

Kryesoret

Gjykata e Lartë vendosi sot që të prishë vendimin e Apelit dhe të rikthejë në këtë gjykatë shqyrtimin e vendimit për vulën e PD-së. Por kujt i takon vula tani dhe çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike dhe Sali Berishën i ftuari i radhës në “5Pyetjet.al” ishte ish-kandidati për kryetar të PD-së, Ibsen Elezi. Ai shprehet se me vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë vula i është rikthyer Sali Berishës.

Në këtë moment, unë kam pasur idenë se do të rikthehet në shkallën e parë. Nuk jam specialist në këtë fushë, por di të them këtë që ky, patjetër është një rikthim i vulës tek Berisha sepse duke prishur vendimin e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Gjykatat e kanë shumë të vështirë të marrin një vendim, sepse ky është themeli i çështjes.

E kanë shumë të vështirë edhe pse Berisha është non grata dhe gjykata janë nën trysni, nuk mund të shkelin mbi parimin e shumicës. Gjykata e Lartë nuk mund ta zhbënte, ka marrë një vendim akoma më në favor të Berishës që të zhbëjë vendimin e Apelit. Tani kthehet në fuqi vendimi i shkallës së parë. Berisha është më i fortë pas këtij vendimi…” tha ai.

Kritikat për ish-kryeministrin i ka të shumta nisur nga onturazhi që ka zgjedhur. Elezi komentoi edhe atë që pritet që të ndodhë në Gjykatën e Posaçme për Sali Berishën ku SPAK-u kërkon masën arrest shtëpie kundër tij për dosjen “Partizani”.

Gjykata prishi vendimin, po tani kujt i takon vula, Bashës apo Berishës? E sqaron avokati te “5Pyetjet.al”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit