Daniel Braçi, 26-vjeçari që tentoi të çante bllokimin e policisë në Fier dhe u përlesh me një polic njihet si person problematik.
Më 31 gusht 2019, i riu, pas një konflikti mes dy familjeve Zhapaj e Braçi, nga e cila mbeten të dëmtuar me sende të forta dhe thika katër persona, ka marrë armën e shërbimit një prej punonjësve të policisë që po ndihmonte të plagosurit të futeshin në urgjencë, dhe ka plagosur me këtë armë një prej familjarëve të palës tjetër. Përplasja aso kohe ka ndodhur brenda spitalit të Fierit.
Polici plagosi 26-vjeçarin në Fier, njoftimi: I riu goditi me grusht në fytyrë efektivin
Konflikti mes dy palëve kishte nisur në pasditen e 31 gushtit në një lokal në Levan të Fierit. Nga konflikti mbeten 5 të plagosur nga të dyja palët.
Sherri i nisur në lokal me sende të forta dhe thika, përfundoi në një skenë edhe më të përgjakshme në Urgjencën e Spitalit të Fierit, ku u transportuan të plagosurit me sende të forta nga sherri në lokal.
Polici plagosi të riun në Fier, njoftimi: E qëlloi për vetëmbrojtje
Policia bëri me dije se Daniel Braçi atëherë 21-vjeç, që po shoqëronte në spital dy prej të afërmve të tij të dëmtuar, (Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj), i mori armën nga brezi një punonjësi të policisë, dhe qëlloi ndaj një prej familjarëve të palës tjetër, Aleksandër Zhapës, duke e lënë të plagosur.
Zhapa nga ana e tij ndodhej në spital për të shoqëruar dy djemtë e tij, Gentian dhe Aldi Zhapa të cilët kishin mbetur të plagosur me sende të forta në lokal në Levan.
Nga konflikti me mjete te forta dhe thika mbetën të plagosur Gentjan Zhapa, Aldi Zhapa, Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj.
EMRAT/ Plagosja në Fier, ja kush janë polici dhe 26-vjeçari që u konfliktuan