Dy të rinjtë shqiptarë të cilët kryen nj grabitje brutale ndaj 73-vjeçarit grek, duke i shkaktuar dhe plagosje të rënda me thikë, tani ndodhen prapa hekurave.
Policia greke ka bërë të ditur sesi ka arritur të lokalizojë 25-vjeçarin Klodjan Saliaj, i cili kreu plagosjen me thikë si dhe bashkëpunëtorin e tij 18-vjeçar.
Identifikimi i tyre u arrit përmes një kanaçeje të pijes energjike Monster Energy.
Dy autorët kishin ngritur një kartel jashtë shtëpisë së 73-vjeçarit, duke lënë mbetje të ushqimeve dhe një kanaçe, të cilat i kishin blerë nga një supermarket aty pranë, ndërsa punonjësi që i shiste i kishte parë.
Ndërkohë, 73-vjeçari, viktima e një grabitjeje brutale me thikë në shtëpinë e tij në Kefaloni, po lufton për jetën në Spitalin Universitar të Janinës. Sulmuesi 25-vjeçar e ka goditur me thikë në bark, kofshë dhe brinjë të moshuarin, pasi fillimisht i ka kërkuar para.
Tronditëse! Shkoi për ta grabitur, i riu shqiptar masakron me thikë 73-vjeçarin