Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka lënë qelinë e burgut për gjashtë orë ditën e sotme për të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes së gjyshes për në banesën e fundit.
Leja është miratuar nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe SPAK, pasi parashikohet nga ligji. Ai është shoqëruar nga forca të shumta policie.
Pas përfundimit të ceremonisë, nën masa sigurie do të shoqërohet sërish në burg. Beleri po qëndron në paraburgim që përpara zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për blerje votash.
I vdiq gjyshja, SPAK i jep leje Belerit për të dalë nga burgu