-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kaos në Gjirokastër, 22-vjeçari përplas me makinë të miturin, dy të tjerë rrahin një 35-vjeçar

Kryesoret

Në Gjirokastër në orët e fundit ka nisur procedimi në gjendje të lirë për tre persona.

Një 22-vjeçar B.M., ka përplasur një këmbësor në rrugën “18 shtatori” pasi ka përplasur një 12-vjeçar me makinë, fatmirësisht i riu është jashtë rrezikut për jetë dhe po merr kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 34 vjeç dhe E. S., 38 vjeç, të dy banues në Tepelenë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një 35-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 22 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në rrugën “18 shtatori”, automjeti që drejtonte 22-vjeçari, ka aksidentuar një 12-vjeçare (këmbësore), banuese në Gjirokastër, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 34 vjeç dhe E. S., 38 vjeç, të dy banues në Tepelenë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një 35-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit