Një efektiv policie është pezulluar në Vlorë. Në njoftimin e drejtorisë së policisë theksohet se punonjësi i policisë tentoi të godasë me shkelm një qytetar.
“Me publikimin e rastit, menjëherë është pezulluar nga detyra si dhe ka nisur hetimi disiplinor, për punonjësin e Policisë, inspektor M. M, me detyrë oficerë i patrullës së përgjithshme, trupë shërbimi, në Komisariatin e Policisë Vlorë, deri në verifikimin e plotë të rastit” mbyllet njoftimi.