-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ndryshime në polici”! Balla: Ja si do t’i marrim bosët e krimit nga Dubai

Kryesoret

Do të ketë ndryshime të tjera për të energjizuar dhe dinamizuar policinë e shtetit”. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë një konference me gazetarët mesditën e sotme. Por çfarë do të bëhet me të kërkuarit që ndodhen në Dubai? Në mungesë të një marrëveshje ekstradimi, Balla tha se po tentohet një tjetër formule.

Në mungesë të marrëveshjeve të ekstradimit të kemi mundësi depërtimi. Si ajo që ndodhi në Emiratet e Bashkuara pak kohë më parë, shpresoj që ta përdorim edhe ne për ata që janë subjekt i SPAK-ut dhe të tjerëve” tha ai.

Po me të kërkuarit për dosjen e inceneratorëve çfarë do të ndodhë? “Mua nuk më bën përshtypje asnjë emër. Janë të gjithë njëlloj. Janë të gjithë në alarm të kuq. Më i madhi që ka INTERPOL-i.

Brenda informacionet që mund të ndaj me ju, sepse pjesa tjetër është sekret. INTERPOL Tirana ka një detyrë shumë të madhe për të bërë dhe prandaj vizita ime më e rëndësishme në ato pak herë që kam dalë nga Shqipëria këto kohë ka qenë në INTERPOL”.

Në fund ministri paralajmëroi një amnisti të re. “Do të inicojmë një fushatë të re të vetëdorëzimit të armëve pa leje. Propozimi im ka qenë që veç amnistisë të kemi edhe incentiva të tjera, po dorëzove një armë pa leje, ke edhe një incentivë, përfitim tjetër sociale” tha ai.

I vdekur apo i gjallë, ku ndodhet Vis Martinaj? Balla: Kam informacione…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit