-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tronditëse në Itali/ Familja e kërkonte, treni përplas për vdekje të moshuarin shqiptar

Kryesoret

Një 73-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen  në mënyrë tragjike në Itali, ku është përplasur nga një tren.

I moshuari i quajtur Xhevdet Zena kishte vajtur tek vajzat e tij në Robbio për të kaluar pushimet.

Ai kishte vendosur të dilte nga shtëpia për një shëtitje dhe prej atij momenti familjarët nuk dëgjuan më kurrë prej tij.

Ishte vajza e 73-vjeçarit ajo që ngriti alarmin madje dhe në rrjetet sociale duke bërë thirrje për informacione për të atin.

“Ne po kërkojmë babanë tim që doli nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe nuk u kthye në shtëpi. Nëse dikush e sheh atë, pallto kafe, ec ngadalë” shkruante ajo në një postim.

Xhevdet Zena u përplas nga treni që udhëtonte nga Pavia në drejtim të Vercelli rreth orës 18:00, pranë Castelnovettos.

Ai po ecte në anë të rrugës, në errësirë dhe kishte thënë se do të shkonte në Nicorvo me tren, nga Robbio, dhe pastaj do të bënte një shëtitje dhe do të kthehej në këmbë. Mësohet se goditjet kanë qenë fatale për të moshuarin, i cili ndërroi jetë në vend.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit