Mbyllen hetimet. Prokuroria e Tiranës dorëzoi në gjykatë dosjen Andrea Bodes dhe Albano Velos të dyshuar për vrasjen e Edmond Papës në Tiranë.
Sipas organit të akuzës, Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikaj, gjatë një atentati me mine të telekomanduar në zonën e Saukut në Tiranë.
Për ekzekutimin e Sadikajt, që njihej si “Sanço” ende nuk ka asnjë të arrestuar.