-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dokumenti/ Kuvendi njofton KQZ-në: Ahmetajt iu dogj mandati

Kryesoret

Arben Ahmetaj nuk ka më mandat deputeti. Ish-zëvendëskryeministri ndodhet në arrati prej gati gjashtë muajsh, për aferën e Inceneratorëve.

Kuvendi i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të nisë procedurat për zëvendësimin e Arben Ahmetajt, pasi në 6 Janar iu dogj mandati.

Shkresa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm, Genc Gjonçaj vë në dijeni KQZ se Arben Ahmetaj ka humbur mandatin për shkak të mungesës gjashtë mujore nga punimet e Kuvendit dhe kërkon zëvendësimin.

KQZ po përgatit aktet për njoftimin e Dallëndyshe Bicit, si e para në radhë për të marrë mandatin e Ahmetajt.

Sipas parashikimeve ligjore, Bici do të duhet të plotësojë formularin e dekriminalizimit për të përfituar mandatin e deputetes, në të kundërt, ai i kalon kandidatit tjetër në rradhë, Plarent Ndreca.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit