Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu u shpreh pas seancës së sotme për Gërdecin se nuk ka pasur njohje as me kompaninë shqiptare, as amerikane për demontimin dhe se nuk ka qenë në Gërdec.
“Sot në këtë seancë doli që Gërdecin nuk e ka përcaktuar ministri i Mbrojtjes por nga kompania dhe ministri i Mbrojtjes as ka pasur dijeni dhe as ka qenë ndonjëherë në Gërdec.
Caktimi i disa detyrave për “MEICO”-n nuk u formulua nga unë, por nga Shtabi i Forcave të Armatosura. Unë kam zbatuar vetëm vendimin e Këshillit të Ministrave” tha ai për mediat.
Gjithashtu Mediu kërkoi që të hapen dokumentet sekrete të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë pas tragjedisë, por edhe raportimet e shërbimeve sekrete. “Të de-klasifikohet raporti i KS, shërbimet, dokumentet nga ministritë dhe informacionet. Nuk besoj se ka më ndonjë gjë sekrete” tha ai.
Ylli Pinari: Fajin për Gërdecin e ka FA, ku shkoi 300 ton barut