-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U hodh nga ballkoni i pallatit, ndërron jetë në spital i riu nga Elbasani

Kryesoret

37-vjeçari nga Elbasani i cili pasditen e së martës u hodh nga ballkoni i pallatit ku banonte ka ndërruar jetë në spital.

I riu me inicialet B.M. u transportua me urgjencë në spital për asistencë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:15, në lagjen “Çlirimi”.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk mundi t’i shpëtonte dot plagëve të marra.

Shkak i veprimit të 37-vjeçari dyshohet se ishte gjendja e rënduar psikologjike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, se në lagjen “Çlirimi”, shtetasi B. M., 37 vjeç, banues në Elbasan, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ishte vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, informojmë se pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve mjekësore, për shkak të dëmtimeve të rënda, 37-vjeçari ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

E martë e zezë! 36-vjeçari hidhet nga pallati në Elbasan

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit