-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shqiponja” fut në “skaner” Tiranën, armë pa leje dhe 3 të arrestuar

Kryesoret

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë kontrolleve parandaluese janë evidentuar dhe goditur 3 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.

Në pranga kanë përfunduar 2 persona dhe u procedua në gjendje të lirë 1 tjetër.

Gjithshtu u sekuestruan 2 doreza metalike (përforcues grushti), 1 mjet prerës (thikë) dhe 2 shkopinj metalikë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë kontrolleve të tyre, kanë konstatuar tre shtetas, të cilëve, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan 5 armë të ftohta.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve:

  • K. H., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, në rrugën “Arben Boriçi”, shërbimet e Policisë i gjetën 2 doreza metalike (përforcues grushti);

  • A. M., banues në Shijak, pasi gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën 2 shkopinj metalikë si ato të Policisë.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 21 vjeç, pasi shërbimet e Policisë i gjetën 1 mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit