Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të jenë pjesë e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, në Zvicër, këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde.
“Forumi Ekonomik Botëror në Davosit do të nisë javën tjetër. Nga të gjitha temat relevante, “Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të ndarë”, në veçanti reflekton për Kosovën, dialogun Kosovë – Serbi dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. I kënaqur që shoh se Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq do të jenë prezent”, ka shkruar Rohde në X.
Forumi në Davos do të mbahet nga 15-19 janar.
Nga Qeveria e Kosovës ende nuk ka një njoftim zyrtar për të konfirmuar njoftimin e ambasadorit gjerman.