-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI-FOTO/ Policia greke kap 45 kg kokainë dhe armë, ja shqiptari i përfshirë

Kryesoret

Një sasi prej 45-kg kokainë është sekuestruar nga policia greke, dje pasdite në një shtëpi në Koropi. Nga ky operacion ka përfunduar në pranga Leka Vaska.
Droga ishte e ndarë në 36 pako të standardizuara që kishin logo të ndryshme nga jashtë dhe brenda për të identifikuar sasitë në fjalë.

Gjithashtu, gjatë operacioni u sekuestruan edhe një pushkë ushtarake tip kallashnikov, pistoletë me 2 karikatorë dhe 149 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Droga u gjet e fshehur në dhomën e kaldajës dhe në një magazinë.

Mediat greke shkruajnë se 45-vjeçari shqiptar ishte aktiv në trafikun e kokainës në në pellgun e Atikës dhe kryesisht në Atikën Perëndimore dhe Periferinë Veriore. Ai u ndalua fillimisht nga policia me një pako me 17.5 gramë kokainë.

Në njoftimin përkatës thuhet se zbardhja e aktivitetit të qarkut të trafikut të kokainës dhe ndërprerja e aktivitetit të tyre ka ardhur si rezultat i një hetimi sistematik, analizës dhe kryqëzimit të informacionit, vëzhgimit fizik dhe verifikimit të vendeve dhe detajeve të individëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit