-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pentagoni: Nuk dihet ende se kur Sekretari Austin do të dalë nga spitali

Kryesoret

Departamenti i Mbrojtjes tha të premten se nuk ka ende një datë specifike për daljen nga spitali të Sekretarit Lloyd Austin, por se do të vazhdojë të bëjë përditësime mbi këtë çështje. Zoti Austin ka qenë në spital që nga fillimi i vitit pas komplikimeve nga trajtimi i kancerit të prostatës. Shtrimi në spital i sekretarit të mbrotjes krijoi polemika të gjera në Uashington për shkak se duke filluar nga presidenti tek zyrtarë të tjerë, u vunë shumë vonë në dijeni të këtij fakti.

Këtë javë Pentagoni ofroi detaje të reja lidhur me trajtimin në spital të Sekretarit Austin, gjë që u mbajt në fshehtësi për ditë me radhë. Ai u operua për kancerin e prostatës në fund të dhjetorit, sipas Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed, por më 1 janar ai u dërgua me urgjencë në njësinë e kujdesit intensiv për shkak të komplikimeve nga operacioni. Shtëpia e Bardhë nuk u njoftua për ditë të tëra mbi këtë çështje. Rasti nxiti disa ligjvënës republikanë të kërkojnë dorëheqjen e tij, por Pentagoni thotë se zoti Austin nuk ka në plan ta bëjë një gjë të tillë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se zoti Austin nuk e njoftoi Presidentin Biden për diagnostikimin me kancer për më shumë se dy javë pas operacionit në dhjetor dhe tetë ditë pasi u dërgua me urgjencë në spital, më 1 janar. Sekretari Austin ia transferoi autoritetin zëvendësit të tij më 2 janar pa i dhënë shpjegime, diçka që Pentagoni thotë se mund të ndodhë për një sërë arsyesh rutinë. Ekipi i zotit Austin nuk e njoftoi Presidentin Biden e as Nënsekretaren e Mbrojtjes Kathleen Hicks për shtrimin në spital për tre ditë me radhë./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit