Mbrëmjen e sotme reparti i kirurgjisë në spitalin e Shkodrës u përfshi nga flakët, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Në lidhje me ngjarjen ka reauar edhe policia, e cila njofton se dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa zjarri është shuar totalisht.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në Spitalin Rajonal Shkodër në katin e dytë, në repartin e kirurgjisë, ka rëne zjarr në një nga dhomat, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Zjarr dhe tym në spitalin e Shkodrës, zjarrfikësit në vendngjarje/ Detajet