-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Helikopterët e rinj do forcojnë Shqipërinë

Kryesoret

Shqipërisë i kanë mbërritur sot helikopterët e parë UH-60 “Black Hawk”. Në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane në Tiranë shprehet se helikopterët do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë.

Po ashtu theksojnë se do të mbështesin lëvizjet logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje.

“Mbërritje historike e helikopterëve të parë UH-60 Black Hawk të Shqipërisë. Një avion transportues C-17 i Shteteve të Bashkuara erdhi sot në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë për helikopterë Black Hawk, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA.

Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje. Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes” shkruan ambasada Amerikane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit