Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga shpërthimi i një bombole gazi në fshatin Kçiç të Mitrovicës, ku 14 persona pësuan lëndime trupore.
“Katërmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen. Përveç të lënduarve si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në raportin e policisë.
Më tej, policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes përves njësive të nevojshme policore kishin dalë edhe zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.
Ndryshe, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se katër nga personat e lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës janë në gjendje më të rënduar shëndetësore nga djegia që kanë pësuar.
Shpërthimi në Mitrovicë, shtohet numri i të lënduarve, 4 futen në operim