-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Dalin pamjet, ja momenti i ekzekutimit të mafiozit grek

Kryesoret

Janë bërë publike pamjet e ekzekutimit të mafiozit grek, Vangelis Zampounis i cili mbeti i vrarë natën e mbrëmshme pasi u qëllua me 97 plumba sipas mediave greke.

Është momenti kur xhipi luksoz i xhelatëve largohet nga vendngjarja, ku pak sekonda më parë i kanë marrë jetën 44-vjeçarit me 97 plumba jashtë karburantit në Neos Kosmos .

Në video-dokumentin e paraqitur nga “protothema.gr“, automjeti në të cilin sipas informacioneve ndodheshin 3-4 persona, shihet duke ndaluar në trotuar në rrugën Ambrosiou Frantzis.

Shikoni video-dokumentin e protothema.gr

 

Ora tregon 2.07 dhe përgjatë rrugës shihet një person duke vrapuar në panik në drejtim të kundërt.

Pasi qëlluan me kallashnikov 44-vjeçarin, duke e lënë të gjakosur në makinë, autorët ikin me shpejtësi në drejtim të rrugës Kasomoulis dhe zhduken.

Pak orë më vonë, automjeti që shihet në video është gjetur i djegur.

Kush është Zabunis? Mafiozi i ekzekutuar në Greqi që i bëri atentat gjykatëses

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit