-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekspertja te “5Pyetjet.al”: U sos durimi! Arsyeja pse politika s’e do votën e diasporës

Kryesoret

Më në fund ditën e Premte do të mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore. Me kundërshtimin e grupit të Sali Berishës, mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe skepticizmin e qytetarëve, shumica socialiste dhe grupi i Lulzim Bashës do të ulen për herë të parë për këtë vit.

Vota e emigrantëve, hersi, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe shumë çështje të tjera janë në tryezë. Por a ka gjasa që të kemi një produkt konkret? Ekspertja e zgjedhjeve, Gerta Meta në një intervistë me “Skype” për “5Pyetjet.al” shprehet se qytetarët e kanë humbur durimin.

Debati i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë, jo vetëm politik, por edhe durimin e votuesve, që janë në pritje të asaj oferte që do të sjellë politika e Shqipërisë që e ka mbajtur reformën në një ngërç të pajustifikuar.

Ne kemi dy vite që komisioni nuk merret me gjëra konkrete dhe piketat që kanë rënë dakord, por vetëm janë takuar dhe kanë shtyrë afatin e punës. Tani jemi shumë pranë zgjedhjeve dhe sikur duket kambanat kanë rënë. Ne kemi dhënë opsionet tona. Plani i punës së komisionit asnjëherë nuk është bërë transparent.

Vota e emigrantëve është detyrim ligjor. Ne të gjithë e dimë se që në zgjedhjet e 2021 të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kishin të drejtën për të votuar aty ku jetojnë, por e mbajti peng mungesa e vullnetit të palëve dhe konkurrenca e palëve se kujt i takon ky elektorat jashtë Shqipërisë. Po ashtu depolitizimi i administratës zgjedhore është ende i paqartë, e cila do një përgjigje shumë të shpejtë.

Problemi i hersit e ka ndryshuar gjykata Kushtetuese, por problemi është nëse do të hapen listat, apo listën do ta bëjë akoma kryetari. Ky diskutim është peng dhe ende nuk e dimë nëse do të kemi lista të hapura. Ka shumë gjëra që janë ngrirë dhe nuk u jepet zgjidhje qëllimisht. Dhe këtej u thuhet qytetarëve “ne e kemi bërë detyrën tonë, propozuam lista të hapura”.

Por a do të ishte më mirë që reforma të bëhet nga ekspertë të pavarur? “Që këtu fillon depolitizimi i administratës zgjedhore, por politika nuk do që t’i heqë duart nga administrimi i proceseve zgjedhore.

Kjo është një kërkesë e fortë që ata të mos jenë pjesë e këtij procesi. Por ata, ekspertizën e pavarur e kanë pasur. Por nuk është bërë ndonjë transparencë si është punuar me ekspertët, që ata vetë i kanë zgjedhur. Nuk e dimë si kanë punuar” tha ajo.

Referuar debatit për kryetarin e komanduar në Himarë në vendin e Jorgo Goros, sikur paralajmëroi Edi Rama, deri në vendimin e formës së prerë për Fredi Belerin, Meta tha se është e paqartë se kujt i takon ta zgjedhë.

Institucionet marrin vendime por nuk i sqarojnë. Kryetari i komanduar, deri tani e vendos në lëvizje këshilli bashkiak. Por kemi një vendimmarrje tjetër të gjykatës që ka thënë që meqë jemi në pafuqinë e qeverisjes vendore i është dhënë qeverisë qendrore për ta menaxhuar këtë situate. Por është ende e paqartë” deklaroi zonja Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit