Ditën e sotme një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë serbe, e cila prodhon goma, pajisje mbrojtëse dhe eksplozivë industrialë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit dhe mbeti I vdekur një person si dhe morën dëmtime serioze 4 të tjerë.
Ministria e Punëve të Brendshme serbe ka konfirmuar se shpërthimi ka ndodhur në fabrikën “Trail” në Krushevc.
Ata më tej kanë shtuar se të plagosurit janë dërguar për mjekim. Sipas mediave në Serbi pas shpërthimit fabrika është përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme të mëtejshme.
Nuk dihet menjëherë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, ndërsa policia serbe tha se të lënduarit janë transportuar në spitalin e Krushevci