-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK thirri Berishën dhe dhëndrin, avokatët: Shtyjeni, kemi punë të tjera

Kryesoret

Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë njoftuar nga SPAK se do të merren në pyetje si persona nën hetim lidhur me çështjen “Partizani”.

Specifikisht në ditë të ndryshme, Ish-kryeministri, Sali Berisha me datë 18 janar 2024, ndërsa Jamarbër Malltezi në datë 17 janar 2024.

Por avokatët e tyre kanë reaguar me një shkresë publike, ku kanë renditur arsyet se përse dy të dyshuarit e SPAK nuk mund të paraqiten në seancë.

Avokatët shpjegojnë se ata nuk mund të jenë në senacë, për shkak se mbrojtësit e tyre e kanë të pamundur pjesëmarrjen në të dyja seancat e pyetjeve për shkaqe objektive pune dhe familjare.

“Duke konsideruar se kjo pjesemarrje eshte e domosdoshme ata (avokatet) i jane drejtuar SPAK me kerkese per shtyrjen e pyetjes se shtetasve te mesiperm per javen ne vijim ne nje nga ditet qe ata do ta çmojne te pershtatshme”, njoftojnë avokatët e Berishës dhe Malltezit.

Sipas avokatëve:

Si mbrojtes  i Zotit Sali Berisha ne procesin penal ndaj ti dhe shtetasit Jamarber Malltezi gjithashtu ju vë me dijeni si me poshte!

Zoti Jamarber Malltezi eshte njoftuar dje me date 15.01.2024 me “Ftesen per paraqitje” nr 287. Date 11.01.2024 me ane te ciles ftohet per tu pyetur ne SPAK me date 17.01.2024, dite e merkure, ora 10.00 tek Prokuroret Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja! Kjo ftese eshte nenshkruar rregullisht nga shtetasi Jamarber Malltezi per marrjen dijeni!

– Zoti Sali Berisha eshte njoftuar dje me date 15.01.2024 me “Ftesen per paraqitje” ne 287, date 11.01.2024 me ane te se ciles ftohet per tu pyetur ne SPAK me daten 18.01.2024, dite e enjte, ora 10.00 tek Prokuroret Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja! Kjo ftese eshte nenshkruar rregullisht nga Zoti Sali Berisha per marrjen dijeni!

Duke qene se mbrojtesit si te zotit Sali Berisha ashtu edhe te Zotit Jamarber Malltezi e kane te pamundur pjesemarrjen ne te dyja seancat e pyetjeve per shkaqe objektive pune dhe familjare dhe duke konsideruar se kjo pjesemarrje eshte e domosdoshme ata (avokatet) i jane drejtuar SPAK me kerkese per shtyrjen e pyetjes se shtetasve te mesiperm per javen ne vijim ne nje nga ditet qe ata do ta çmojne te pershtatshme!

Me respekt Avokatet e Zotit Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi!

Berisha i “lutet” SPAK-ut: Më jepni leje të shkoj në Parlament

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit