Një burrë është gjetur pa shenja jete në Prizren. Vdekjen e ka konstatuar mjeku. Ndërsa vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është nën hetim.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.