Në Tiranë do mbahet sot protesta e 25-të me radhë, ku qytetarë të shumtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Protestat, të zhvilluara për disa javë rresht, sipas pjesëmarrësve përfaqësojnë pakënaqësi ndaj korrupsionit, keqqeverisjes dhe emigrimit të të rinjve.
Mbrëmjen e kaluar u zhvillua protesta e 24-t, e cila u shoqërua me marshime në disa zona të Tiranës dhe u përmbyll në sheshin “Skënderbej” me thirrje për dorëheqje.
Nuk raportohet për incidente gjatë protestës së sotme.









