-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Temperaturat deri në -11°C, shtohen reshjet në juglindje, ARRSH apel shoferëve

Kryesoret

Vendi ynë vazhdon të përballet me një mot të keq dhe të paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe bore.

ARRSH informon mbi situatën në terren, ku mësohet se gjatë natës intensiteti i reshjeve të dëborës është ulur në veri por ka pasur rritje në juglindje.

“Gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën Veriore dhe është rritur në zonën Juglindore si në Qafë Thanë-Korçë, ku në pjesën Qafë Thanë-Doganë ka pasur erë të fortë Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë, në Dardhë dhe në Voskopojë Temperaturat kanë qenë në ulje duke shënuar deri në -11 °C në zonat malore.

Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Qarkullimi vijon pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.

Bora lë të izoluar disa fshatra në Mirditë, ja si paraqitet situata

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit