-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Temperatura ekstreme në qarkun e Korçës, 1700 shtëpi pa energji elekrike

Kryesoret

Reshjet e dëborës kanë vazhduar me intensitet të lartë në qarkun e Korçës ndërsa tani raportohet të ketë një përmirësim të situatës.

Temperaturat gjithashtu kanë bërë punën e tyre ku gjatë natës kanë arritur deri në -6 gradë Celcius, ndërsa tani shënojnë -2.

Në aksin Korçe-Erseke kanë punuar 5 borëpastruese,  ne aksin Korçe-Dardhe 3 borëpastruese në aksin Korçe -Voskopojë 2 borëpastruese.

Po punohet momentalisht për të hapur rrugët e brendshme në fshatin turistik të Voskopojës. Janë hapur rrugë lidhëse me Gjançin dhe Lubonjën, kalohen me zinxhirë, aty trashësia shkoi deri në 40 cm gjatë natës. Në majën e Mashkullorës mbi një metër trashësi, po punohet për hapjen e rrugës.

Gjithashtu po pastrohen rrugët e brendshme në njësitë e ulëta, konkretisht në Bulgarec dhe Ciflig.

Ndërkohë sipas informacioneve të gjitha akset janë të hapura dhe nuk ka pasur probleme ne qarkullim.

Për drejtuesit e mjeteve rekomandohet te përdorin goma dimërore ,te pajisen me zinxhirë dhe te reduktojnë shpejtësinë kur kalohet ne zona me dëborë.

Sa i përket mungesës së energjisë elektrike janë rreth 1700 abonentë në zona të ndryshme të fshatrave të thellë malorë. Përmendim këtu fshatrat, Clirim, Panarit, Grabockë, Treskë, Mollas, Podgozhan, Jollë, Homezh, Trebinjë, Çezmë, Lekas, Senisht, Zvarisht, Tresovë, Novoselë.

Temperaturat deri në -11°C, shtohen reshjet në juglindje, ARRSH apel shoferëve

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit