-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministria e Mbrojtjes raport për situatën e zjarreve: 6 vatra ende aktive, 65 hektarë të djegur

Kryesoret

Në 24 orët e fundit, Shqipëria ka raportuar 19 vatra zjarri, prej të cilave 6 janë ende aktive. Vatrat janë shfaqur në bashkitë e Finiqit, Vlorës, Elbasanit, Poliçanit, Berat, Has, Bulqizë, Malësi e Madhe, Lezhë, Kolonjë, Korçë, Tiranë, Kavajë dhe Fier.

Vatrat më problematike janë në Elbasan, Finiq, Vlorë, Poliçan, Bulqizë dhe Malësi e Madhe. Disa prej këtyre zjarreve po shuhen me angazhimin e 37 automjeteve zjarrfikëse dhe 362 forcave operacionale, ndërsa Forcat e Armatosura janë gjithashtu të angazhuara.

Për pasojë, janë djegur rreth 65 hektarë me bimësi. Instituti i Gjeoshkencave parashikon një nivel rreziku të lartë për shumicën e qarqeve, duke bërë thirrje për përgjegjshmëri nga qytetarët dhe shmangien e veprimeve që mund të shkaktojnë zjarr.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit