-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Ky është vendi në Tiranë ku babanë dhe vajzën e zunë skelat e pallatit

Kryesoret

Ngjarje e rëndë në Tiranë. Në Bulevardin “Gjergj Fishta” janë rrëzuar skelat e një pallati në ndërtim e sipër që po e ndërton firma “Arlis” dhe për pasojë janë lënduar dy kalimtarë, babë e bijë, përkatësisht një 70 vjeçar dhe një 45 vjeçare.

Kalimtarët u transportuan me urgjencë në spital, ndërsa 70-vjeçari i lënduar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. “Ju informojmë se pacienti me inicialet H.L. është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pacientja me iniciale  I.Sh. në gjendje shëndetësore stabël, po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor”, njoftoi Spitali i Traumës.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit dhe dy punëtorë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Babai me vajzën në trotuar, u bie skela nga pallati! Vjen reagimi i policisë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit