Kosova i hapi në fund të vitit të kaluar korridoret ajrore me Shqipërinë. Por çfarë do të thotë kjo? Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu e sqaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo”.
Liburn Aliu: Bashkimi i shqiptarëve do të sillte paqe në Ballkan
“Deri tani për të gjithë avionët që kanë ardhur nga Perëndimi apo Lindja kanë kaluar nga Maqedonia. Tani janë shtuar dy korridore të tjera. Dhe tani rrugët ajrore për qytetarët që vijnë nga Perëndimi në Kosovë, shkurtohen 15-20 minuta së paku.
Kjo është bërë edhe me aprovimin e NATO-s dhe është një hap i rëndësishëm për menaxhimin e hapësirës ajrore. Menjëherë pas kësaj edhe kompanitë shqiptare mund të operojë në Kosovë.
Pas investimeve që janë bërë në aeroportin e Kosovës, tani me hapjen e korridorit me Shqipërinë janë krijuar kushte mjaft të mira” tha ai.
Liburn Aliu: S’e firmosim Asociacionin, do të sillte minim dhe çarje